MISIONI & QËLLIMI
Shoqata e Ushqimit dhe Mirëqënies u themelua me qëllimin e vetëm promovimin dhe ruajtjen e traditës së ushqimit dhe prodhimeve shqiptare, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimit në fushën e hoteleri-turizmit.
Sektori i hoteleri-turizmit përbën pjesën më të rëndësishme të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik për Shqipërinë, veçanërisht fokusimi te arsimi profesional. Ndaj SHUM është përqendruar në rritjen e standartit të këtij sektori dhe mbështetjen drejt një ndryshimi pozitiv.
Programi jonë ka si qëllim anëtarësimin e prodhuesve vendas, bareve, restoranteve, hoteleve dhe subjekteve të ndryshëm që bëjnë pjesë në këtë sektor. Në bazë të anëtarësimeve dhe pjesëmarrjes së gjerë do të arrihet kualifikimi i një brezi profesionistësh, të cilët do ti shërbejnë me cilësi industrisë së hoteleri-turizmit dhe traditës shqiptare.
Në kuadër të projektit trajnim dhe punësim, realizohen trajnime bazuar në standartet europiane dhe në përfundim të tyre jepet certifikata përkatëse duke synuar punësimin e kursantëve në strukturat bashkëpunuese të SHUM.
Misioni i Shoqatës së Ushqimit dhe Mirëqënies bazuar te statuti i saj është: këshillimi, trajnimi, formimi nëpërmjet specialistëve për arsim të përgjithshëm dhe atë profesional.
Nën moton “Jemi SHUM jemi NJE” Shoqata për realizimin e qëllimit të saj kontribuon në :
-
Zhvillimin e aktiviteteve ekonomike te anëtarëve të saj, brenda dhe jashtë vendit
-
Pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në spektrin ekonomik, profesional, kulturor.
-
Pjesëmarrje në aktivitete si panaire, hapje qëndrash promovimi dhe bashkëpunimi me shoqatat homologe brenda dhe jashtë vendit.
-
Zhvillimin e kurseve profesionale në degë të ndryshme të hoteleri-turizmit
-
Zhvillimin dhe rritjen e etikes profesionale për anëtarët e SHUM, duke ndikuar në rritjen e kapaciteteve Horeca në vendin tonë.
-
Organizimin dhe pjesëmarrjen në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare
-
Ndërmjetësimin për punësim të kursantëve dhe stafeve profesionale të sektorit.
-
Promovimin e traditës së ushqimit dhe prodhimeve shqiptare.
-
Rritjen e cilësisë së shërbimit në fushën e hoteleri-turizmit.
-
Ruajtjen, përmirësimin dhe prezantimn e vlerave të turizmit në Shqipëri.