Rreth Nesh

Rreth Nesh

 

Shoqata e Ushqimit dhe Mirëqënies u themelua për të vetmin qëllim: promovomin dhe ruajtjen e traditës së ushqimit dhe prodhimeve shqiptare, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimit në fushën e hoteleri-turizmit. 

Sektori i Hoteleri-Turizmit përbën pjesën më të rëndësishme të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik për Shqipërinë , vecanërisht fokusimi te arsimi profesional. Ndaj SHUM-i është përqëndruar në rritjen e standartit të këtij sektori dhe mbështetjen drejt një ndryshimi pozitiv. 

Nëpërmjet programit tonë, kemi si qëllim anëtarësimin e: prodhuesve vendas , bareve, restorantëve, hoteleve dhe subjekteve të ndryshëm që bëjnë pjesë në këtë sektor. Në bazë të anëtarësimeve dhe pjesëmarrjes së gjerë do të arrihet kualifikimi i një brezi profesionistësh, të cilët do ti shërbejnë më cilësi idustrisë së hoteleri-turizmit dhe traditës shqiptare.

Gjithashtu nëpërmjet projektit trajnim dhe punësim, të cilat realizohen në kushtet më të mira , sipas standarteve europianë, të mbrojtura me certifikatat përkatëse duke synuar punësimin të kursantëve në strukturat bashkëpunuese të SHUM-it dhe bashkëpunëtorëve tanë.

Misioni i Shoqatës së Ushqimit dhe Mirëqënies (krijuar në bazë të ligjit 7580, datë 07/07/1994), duke u bazuar dhe te statuti është : këshillim, trajnim, formim nëpërmjet specialistëve për arsim të përgjithshëm dhe atë profesional. 

Qëllimi i shoqatës, në përputhjë me kushtet e parashikuara nga ligjet përkatëse , është që të kontribojë :

-Në etikën profesionale

-Zhvillimin e aktiviteteve ekonomike te anëtarëve të saj, brenda dhe jashtë vendit

-Zhvillimin e kurseve profesionale në degë të ndryshme të ekonomisë që zhvillohen në Republikën e Shqipërise dhe Kosovës. Objektivat e veprimtarisë sonë konsistojnë në :

-Pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në spektrin ekonomik, profesional, kulturor

-Pjesëmarrje në aktivitete si : panaire, hapje qendrash promovimi dhe bashkëpunimi me shoqatat homologe brenda dhe jashtë vendit.

Anëtarësohu në Shoqatën e Ushqimit dhe Mirëqenies