Historiku

Historiku

Shoqata e Ushqimit dhe Mirëqenies (SHUM) është nje organizatë jo-qeveritare, jo-fitimprurëse e pavarur, apolitike e cila e shtrinë veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Shoqata është themeluar bazuar në kuadrin ligjor ekzistues për regjistrimin e organizatave jo-fitimprurëse dhe është regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr.3988, datë 03.10.2014. 

Aktualisht në këtë shoqatë janë të regjistruar afërsisht 250 anëtarë me pjesëmarrje aktive.  Krijimi i Shoqatës së Ushqimit dhe Mirëqënies lindi si përgjigje e nevojës së vazhdueshme për standarte të përmirësuara në industrinë e shërbimeve ushqimore dhe mikëpritjes. Kontributin kryesor Shoqata e jep duke ofruar: konsulencë dhe asistencë për anëtarët e saj, kurse profesionale në sektorin e ushqimit dhe mikëpritjes për profesionistët e ardhshëm, promovim dhe avancim të marrëdhënieve midis anëtarëve, bashkëpunim me partnerë vendas dhe të huaj për formim profesional si dhe për projekte punësimi etj.

Struktura organizative e Shoqatës përbëhet nga:

  • Asambleja e Përgjithshme
  • Këshilli Drejtues
  • Kryetari
  • Sekretari i Përgjithshëm
  • Degët e Shoqatës
  • Kryetari i Nderit
  • Këshilli Konsultativ Akademik
  • Anëtarët

Në vitin 2016 SHUM themeloi shoqatën simotër “Albanian Chefs & Cooks Association” e cila tashmë është pjesë e “WORLDCHEFS” (Organizata Botërore e Shefave të Kuzhinës).

Anëtarësohu në Shoqatën e Ushqimit dhe Mirëqenies