LUNDRA

LUNDRA

 Veprimtaria e kantinës

Kompania operon në treg  që prej vitit 1992.  E themeluar në 29 Janar 1996 dhe e regjistruar në datë 05 Shkurt 1996, tashmë me emrin e subjektit “Tre Vellezërit”  dhe administrator Z.Haxhi Tufa në fushën e prodhimit të verës dhe pijeve alkolike. 

Cmimet dhe cilësia kanë bërë që produkti të perceptohet si një produkt popullor dhe mjaft i pëlqyer nga një masë e gjerë konsumatorësh, ku konsumatorët e gjejnë produktin në të gjitha rrjetet e marketeve, dyqaneve dhe restoranteve më të njohura.
Shpërndarja e produktit realizohet nga vetë kompania me mjetet e saj të shpërndarjes dhe prezantohet në treg nga agjentët e shitjes dhe të marketingut. 

Produktet:

Produktet e kompanisë përfshijnë gjithë spektrin e ngjyrave, shijeve dhe ambalazhimit. Në fillimet e saj kompania prezantohej në treg me varietetet tradicionale të kulturës së zonës Shesh I zi, Shesh I bardhë si dhe Cabernet, Merlot – varietete franceze. Tashmë kompania prezantohet në treg me verëra të kuqe:

  • Merlot i Vjetëruar dhe Cabernet i Vjetëruar, mjaft të pëlqyera në treg *(Merloti dhe caberneti jane kultivare me origjine franceze).

          Rezervën e saj Merlot-Cabernet të Vjetëruar, e vlerësuar nga enologë me reputacion dhe e pëlqyer në masë të gjerë.

Në treg kompania prezantohet gjithashtu me verërat e bardha:

  • Shesh i bardhë rrush autokton dhe Chardonay
  • Së fundmi, pjesë e gamës së produkteve të kompanisë janë;
  • Vera Roze e Lundrës *Risi dhe unike në llojin e saj, prerje e katër lloje rrushi.

Verërat e ëmbla:

– Shesh- Verë e ëmbël

– Chardonay-Verë e Ëmbël

– Muskat- Verë e Ëmbël. 

*Verërat e ëmbla janë risi për tregun shqiptar dhe jemi e vetmja Kantinë që prodhon verëra të ëmbla.

Anëtarësohu në Shoqatën e 'Ushqimit dhe Mirëqenies'