Chefs Day Albania 2019

Chefs Day Albania 2019

Për të dytin vit radhazi, në 20 Tetor, festuam me fëmijët, Ditën Ndërkombëtare të Chefave dhe Kuzhinierëve. Tema e këtij viti ishte ‘Si funksionon ushqimi i shëndetshëm’. Eventi u organizua nga ‘Albanian Chefs & Cooks Association’ dhe ‘Shoqata e Ushqimit dhe Mireqënies’  me pjesëmarrjen e rreth 50 fëmijëve, në ambientet e ‘Stela Resort’. Pasi u mblodhëm të gjithë në ambientet pranë pishinës, fëmijët u njohën me shefat dhe menutë që do të gatuanin së bashku. Fëmijët pjesëmarrës u pajisën me uniformën e shefit (përparëse dhe kapele kuzhinieri) të bëra për ta nga MARI shpk. Të gjithë bashkë u nisëm drejt Spar Qtu, një nga supermarketet më të mëdha në vend, ku bëmë blerjet e nevojshme, sipas menuve të përgatitura me kujdes.  Pas përfundimit të blerjeve, fëmijët u ndanë në grupe dhe të gjithë filluan përgatitjet e ushqimeve me Chefat përkatës, me pajisjet e vendosura në dispozicion nga Te Stela Resort dhe Arredo Fab.  Ata u ngarkuan me detyra të vogla si përshembull larje perimesh, në mënyrë që të ndiheshin të përfshirë në proçesin e gatimit. Prindërit që shoqëronin fëmijët, u perfshinë vazhdimisht me pyetje mbi mënyrën e të ushqyerit dhe përfshirjen e tyre në proçeset e gatimit. Eventi u shoqërua me muzikë, kërcim, face painting, kuice dhe lojra të ndryshme edukative. Ushqimet e ofruara nga Spar Albania, u  përgatiten nga Chefat dhe vetë femijet, dhe ju servirën fëmijëve pjesëmarrës, të shoqëruar me lëngjet e frutave nga Rauch, qumësht Ambla dhe ujë natyral Martanesh. Në përfundim, fëmijët u pajisën me çertifikatën e pjesëmarrjes dhe dhuratat e përgatitura enkas për ta nga Nesquik. Përveç argëtimit, fëmijët mësuan shumë fakte interesante rreth ushqimit. Ata u njohën me vlerat ushqimore që përmbanin frutat dhe perimet dhe përse na bënin mirë ato, përmes kuiceve të ndyshme të shoqëruara me muzikë dhe figura. Nëpërmjet edukimit të fëmijëve se si funksionon ushqyerja e shëndetshme, shpresojmë ta kemi festuar në mënyrën më të mirë Ditën Ndërkombëtare të Chefave dhe Kuzhinierëve. Homebuyers are typically flexible and eager to help. They will try to minimise the challenges of selling a residence. Visit https://www.sellmyhousefast.com/we-buy-houses-oklahoma/how-to-sell-a-hoarder-house-oklahoma/.