Cfarë është ‘Chefs Day’?

Cfarë është ‘Chefs Day’?

Çdo vit, më 20 Tetor, festojmë me fëmijët Ditën Ndërkombëtare të Chefave dhe Kuzhinierëve.

Chefs Day konsiderohet si festë e Chefave dhe Kuzhinierve anë e mbanë botës, të cilët mblidhen bashkë për të festuar dhe ndarë eksperiancat e tyre.

Që nga krijimi “Chef Day” nga kuzhinieri me famë botërore Dr. Bill Gallagher në vitin 2004, Worldchefs është zotuar të përdorë Ditën Ndërkombëtare te Chefave te Kuzhinës për të festuar profesionin tonë fisnik, duke kujtuar gjithmonë se, është detyra jonë të kalojmë njohuritë dhe aftësitë tona kulinare, në gjeneratën e ardhshme të kuzhinierëve.

Gjatë viteve të kaluara, Worldchefs në partneritet me Nestlé Professional, kanë qenë të angazhuar për të mësuar fëmijët në mbarë globin për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm, organizimin e aktiviteteve të ndryshme, të mbushura me argëtim.

Me pjesëmarrjen tuaj, ne do ta bëjmë “Ditën Ndërkombëtare të Chef-it” më të mirë!

Tema e këtij viti është “Si funksionon ushqimi i shëndetshëm”

Pas lajmeve të fundit për ushqimin e shëndetshëm, ne duam t’u tregojmë fëmijëve tanë se sa ushqimi i shëndetshëm ndikon në rritjen tonë, sa e rëndësishme është dhe si duhet ta zgjedhim atë.

Dita Ndërkombëtare e Kuzhinierëve është një mundësi e mirë për të mësuar fëmijët në lidhje me ushqimin e shëndetshëm, duke i lënë ata të jenë krijues me ushqimin. Me kontributin, edukimin dhe ndihmën nga kuzhinierët, fëmijët do të jenë në gjendje të krijojnë receta të thjeshta me ushqime të shëndetshme, duke i bërë ata të kuptojnë sesi funksionon ushqimi i shëndetshëm.

“Chefs Day” organizohet për të dytin vit radhazi nga “Albanian Chefs & Cooks Association” dhe “Shoqata e Ushqimit dhe Mireqënies”.