Albanian Chefs & Cooks Association organizoi për herë të tretë radhazi, kompeticionin ndërkombëtar të Gastronomisë, për kuzhinë, piceri dhe bar. Evenimenti më i rëndësishëm i kulinarisë shqipëtare, por mbi të gjitha i Albanian Chefs & Cooks, e cila tashmë është anëtare e “WORLDCHEFS” (Organizata Botërore e Chefave te Kuzhines). Ne Gastro Alb ‘3 pati një pjesëmarrje të konsiderueshme konkurentësh, shqiptarë dhe të huaj, shkolla profesionale publike dhe private, të rinj dhe profesionistë, të cilët konkuruan me njeri-tjetrin, sipas kategorive përkatëse.
Juria gjithashtu ishte e përzgjedhur nga “WORLDCHEFS”, dhe konkursi zbatoi rregullat e përcaktuara prej tyre. Sipas vlerësimit dhe pikëve, u ndanë cmimet përkatëse: certifikata, medalje bronxi, argjendi, ari dhe kupa. E reja e këtij viti ishte vendosja e logos së “WORLDCHEFS” në certifikata, banera dhe cdo dokument tjeter të rëndësishëm të eventit.
Pra Gastro Alb ‘3, ishte konkurs ndërkombëtar i njohur nga “WORLDCHEFS”. Gjithashtu eventi i kësaj radhe arriti nje rekord të ri ne pjesëmarrjen e konkurentëve, numër i cili arriti në 150 konkurentë, shqiptarë dhe të huaj. Eventi, siç dhe ishte parashikuar, pati një pjesëmarrje të madhe nga biznese të sektorit horeca, shkolla private dhe publike, si dhe kuzhiniere dhe chefa kuzhine në rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Gastro Alb ‘3 u marketua në disa televizione, si News 24 në emisionin “Vila 24”, Tv Klan në emisionin “Takimi i Pasdites”, Reklame 1-mujore dhe kronika gjatë diteve të eventit në Tv Klan.
Gjithashtu u transmetua në live stream, ledwalle, mediat tona sociale Facebook, Instagram, YouTube.