Winterhalter

Winterhalter

SUKSESI ËSHTË GJITHMONË NJË PËRPJEKJE NË GRUP.

Ne jemi Winterhalter, specialistë për larjen e enëve. Biznes familjar në gjeneratën e tretë. Ne qëndrojmë për zgjidhje profesionale në fushën e larjes industriale të enëve. Për cilësi dhe besueshmëri. Klientët tanë në gjithë botën na vlerësojnë si partner të besueshëm.

Standard i lartë. Kjo është ajo që lidh Winterhalter me klientët e saj. Interesi ynë nuk është t’ju shesim një larëse-enësh. Klientët tanë vijnë tek ne, sepse ata kërkojnë një zgjidhje profesionale: përshtatur nevojave të tyre të përdorimit. Të besueshme dhe ekonomike. Këtë nuk mund ta ofrojë një produkt i vetëm. Por vetëm një sistem i tërë i përbërë nga makina larëse, trajtimi i ujit, detergjentë kimik dhe pajisjet e përshtatshme. Në kombinim me këshillat eksperte, planifikim të qartë dhe shërbim të mirë.

Edhe ju mendoni pikërisht kështu?

Mirë se vini pranë Winterhalter Abania!

Winterhalter Albania u themelua për të përmbushur në mënyrë optimale kërkesat e veçanta të tregut shqiptar dhe për të qenë sa më pranë klientëve tanë. Me ekspertët tanë të makinave larëse, shërbimin ndaj klientit dhe me një rrjet partnerësh, ne ju mbështesim në çdo çështje, e cila ka të bëjë me »larjen industriale«. Ne ju tregojmë avantazhet që ju ofron zgjidhja profesionale e Winterhalter.

Makinat enëlarëse, të cilat përmbushin standardet më të larta të cilësisë – të prodhuara në Gjermani dhe në Zvicër. Detergjentët kimik të zhvilluar në laboratorët tanë për përdorime të posaçme. Pajisje të ndryshme për trajtimin e ujit. Aksesorë të përshtatshëm për një rrjedhë pune optimale. Ky i tëri është Winterhalter. Sepse si specialist të larjes, ne kemi standardin tonë: Çdo komponent i përfshirë në procesin e larjes duhet të jep rezultatin maksimal. Të gjithë komponentët duhet të jenë të koordinuar në mënyrë të tillë me njëri-tjetrin, që të shpalosin efektin e tyre maksimal gjatë ndërveprimit. Mirë vini në sistemin e përgjithshëm të Winterhalter!

41 ZYRA TË BRENDSHME NË BOTË

Kompania është një lojtar global: me zyrën e saj kryesore në Meckenbeuren (Gjermani) dhe degët dhe partnerët në të gjithë botën.

NE 1947 U KRIJUA KOMPANIA

1.700 PUNETORE NE MBAREBOTEN

Rruga 5 Maji, Hyrja 1,
Ndertesa 70, Tiranë
Albania

Tel.: +355 68 20 02 831
[email protected]
www.winterhalter.al

Anëtarësohu në Shoqatën e 'Ushqimit dhe Mirëqenies'