Subashi

Subashi

Vaj Ulliri Subashi

Vaj Ulliri Subashi është një ndër kompanitë më të mëdha në vend për përpunimin e vajit të ullirit. Jemi prodhues të vajit të ullirit ekstra të virgjër dhe të virgjër.

Ullishtet tona ndodhen në Marikaj, Tiranë, në një territor të njohur që në lashtësi për rritjen e ullinjve disa qindravjeçar. Varieteti kryesor është ulliri kalinjot, një ulli me vlera të mëdha ushqimore e anti kancerogjene.

Vaj Ulliri”Subashi” prodhon edhe vaj ulliri me erëza të kombinuar me bimë medicinale dhe aromatike, si dhe produkte kozmetike me bazë vajin e ullirit. 

Vaji i ullirit Subashi, është nderuar me “Vulen e Cilësisë” 2014 nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Gjithashtu jemi vlerësuar me një sërë çmimesh në panairet dhe konkurset kombëtare të vajit të ullirit në vend.

Aktualisht nxjerrim në treg keto produkte:

1. Vaj ekstra të virgjer, ku aciditeti shkon nga 0.8 %

Janë katër mënyra prodhimi dhe për rrjedhojë 4 produkte vaji ekstra të virgjer që ne i tregtojmë në dyqanet tona. Çmimi: 800 -1100 leke (ne varësi të maturimit të frutit)

Për një vaj të mirë ekstra të virgjër:

-Ullinj të freskët.

-Përpunim në temperatura të ulëta dhe material inox

-Ruajtje në inox dhe temperatura të ulëta

2. Produkte kozmetike

Vaji i ullirit ka vlera të jashtëzakonshme për lëkurën e njeriut dhe për flokët. falë kombinimit me bime medicinale që i rrisim në kopshtet tona, kemi mundur të prodhojme e nxjerrim ne treg vaj ulliri enkas për industrine kozmetike, të cilat kanë dhënë efekte te jashtezakonshme. Keto produkte mund te blihen ne dyqanet tona, ku ne i servirim edhe si produkt për konsumatorin, por edhe si model dhuratë, te shoqëruar dhe me paketimin e nevojshëm për raste të tilla. (Çmimet për këto produkte fillojnë nga 350 leke, në varësi të sasisë dhe tipit të produktit)

3. Ekzaltim të shjeve në pjata ose vaj me erëza

Ne kemi gjetur kombinime të mrekullueshme të vajit të ullirit me bimët medicinale dhe aromatike. Nje dafinë, një degë sherebele etj, të thara me kujdes dhe te futura në shishet e vajit të ullirit, krijojnë një produkt të veçantë e aromatizues për gatimet tuaja. Aroma ndihet sapo ju keni gatuar me këto produkte ekzaltuese, të cilat ne i ofrojmë ne paketime qelqi mjaft fine dhe te bukura.

(Çmimet fillojne nga 500 l në varësi të sasisë dhe kostos së paketimit të produktit)

…..Tek ne do të gjeni shije dhe cilësi për tryezat tuaja..

…. Ju mirëpresim në dyqanet tona!

Anëtarësohu në Shoqatën e 'Ushqimit dhe Mirëqenies'