Misioni & Qellimi

MISIONI & QËLLIMI

Shoqata e Ushqimit dhe Mirëqënies u themelua me qëllimin e vetëm promovimin dhe ruajtjen e traditës së ushqimit dhe prodhimeve shqiptare, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimit në fushën e hoteleri-turizmit. 

Sektori i hoteleri-turizmit përbën pjesën më të rëndësishme të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik për Shqipërinë, veçanërisht fokusimi te arsimi profesional. Ndaj SHUM është përqendruar në rritjen e standartit të këtij sektori dhe mbështetjen drejt një ndryshimi pozitiv. 

Programi jonë ka si qëllim anëtarësimin e prodhuesve vendas, bareve, restoranteve, hoteleve dhe subjekteve të ndryshëm që bëjnë pjesë në këtë sektor. Në bazë të anëtarësimeve dhe pjesëmarrjes së gjerë do të arrihet kualifikimi i një brezi profesionistësh, të cilët do ti shërbejnë me cilësi industrisë së hoteleri-turizmit dhe traditës shqiptare.

Në kuadër të projektit trajnim dhe punësim, realizohen trajnime bazuar në standartet europiane dhe në përfundim të tyre jepet certifikata përkatëse duke synuar punësimin e kursantëve në strukturat bashkëpunuese të SHUM.

Misioni i Shoqatës së Ushqimit dhe Mirëqënies bazuar te statuti i saj është: këshillimi, trajnimi, formimi nëpërmjet specialistëve për arsim të përgjithshëm dhe atë profesional. 

Nën moton “Jemi SHUM jemi NJE” Shoqata për realizimin e qëllimit të saj kontribuon në :

  • Zhvillimin e aktiviteteve ekonomike te anëtarëve të saj, brenda dhe jashtë vendit

  • Pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në spektrin ekonomik, profesional, kulturor.

  • Pjesëmarrje në aktivitete si panaire, hapje qëndrash promovimi dhe bashkëpunimi me shoqatat homologe brenda dhe jashtë vendit.

  • Zhvillimin e kurseve profesionale në degë të ndryshme të hoteleri-turizmit

  • Zhvillimin dhe rritjen e etikes profesionale për anëtarët e SHUM, duke ndikuar në rritjen e kapaciteteve Horeca në vendin tonë.

  • Organizimin dhe pjesëmarrjen në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare 

  • Ndërmjetësimin për punësim të kursantëve dhe stafeve profesionale të sektorit.

  • Promovimin e traditës së ushqimit dhe prodhimeve shqiptare.

  • Rritjen e cilësisë së shërbimit në fushën e hoteleri-turizmit.

  • Ruajtjen, përmirësimin dhe prezantimn e vlerave  të turizmit në Shqipëri.  

Aktualisht në këtë shoqatë janë të regjistruar afërsisht 250 anëtarë me pjesëmarrje aktive.  Krijimi i Shoqatës së Ushqimit dhe Mirëqënies lindi si përgjigje e nevojës së vazhdueshme për standarte të përmirësuara në industrinë e shërbimeve ushqimore dhe mikëpritjes. Kontributin kryesor Shoqata e jep duke ofruar: konsulencë dhe asistencë për anëtarët e saj, kurse profesionale në sektorin e ushqimit dhe mikëpritjes për profesionistët e ardhshëm, promovim dhe avancim të marrëdhënieve midis anëtarëve, bashkëpunim me partnerë vendas dhe të huaj për formim profesional si dhe për projekte punësimi etj.

Struktura organizative e Shoqatës përbëhet nga:

  • Asambleja e Përgjithshme
  • Këshilli Drejtues
  • Kryetari
  • Sekretari i Përgjithshëm
  • Degët e Shoqatës
  • Kryetari i Nderit
  • Këshilli Konsultativ Akademik
  • Anëtarët

Në vitin 2016 SHUM themeloi shoqatën simotër “Albanian Chefs & Cooks Association” e cila tashmë është pjesë e “WORLDCHEFS” (Organizata Botërore e Shefave të Kuzhinës).

Anëtarësohu në Shoqatën e Ushqimit dhe Mirëqenies