Pjesëmarrja në "Campionati della Cucina Italiana"

Pjesëmarrja në "Campionati della Cucina Italiana"

Albanian Chefs & Cooks Association e ftuar nga “Federazione Italiana Cuochi”, mori pjesë në eventin më të rëndësishëm të gastronomise Italiane “Campionati della Cucina Italiana”, ku u prezantua denjësisht me kuzhinën mesdhetare, me chefat: Flori Neziri, Ermal Lohja, Eduart Shehu, Kujtim Stafa.

Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë si anëtare, me të drejta të plota, e WORLDCHEFS! Jemi të lumtur dhe krenarë të ndajmë me ju sukseset e këtijë eventi, ku përkrahë 12 shteteve, Shqipëria mori vendin e parë nga “CIRIO” (për përpunimin më të mirë të salcës Cirio) dhe vendin e 3-të për Kuzhinën Mediterrane 🏆

Falenderojmë pafund Ekipin Kombëtar të Chefave, për punën e palodhur disa mujore, si dhe sponsorat që bënë të mundur pjesemarrjen në këtë evenimet: Ark Hotel Best Western Premier, Kompleksi Taiwan dhe Mari Shpk.

Faleminderit që na mbështesni dhe mirupafshim në GASTRO ALB’ 3 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *